Arrestohen 4 ‘skifterë’ në Kavajë, vodhën 13 banesa

Arrestohen 4 ‘skifterë’ në Kavajë, vodhën 13 banesa

10:00, 26/01/2019
A+ Aa A-

Janë arrestuar nga policia e Kavajës 4 përsona të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhjen e 13 banesave ne këtë zonë.

Njoftimin e ka bërë publik policia e shtetit ku thuhet se “ndalohen katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kavajë- Zbardhen 13 vjedhje banesash të ndodhura më parë  në qytetin e Kavajës dhe fshatrave përreth.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Perimetri", i zhvilluar  nga Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Ndalohen katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, ndaluan shtetasit:

G. I., 25 vjeç

S. K., 27 vjeç

Q. P., 43 vjeç

 V. L., 19 vjeç

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco