Kërkohej nga Finlanda, arrestohet në Tiranë 34 vjeçari

Kërkohej nga Finlanda, arrestohet në Tiranë 34 vjeçari

09:21, 26/01/2019
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar në Tiranë një përson në kërkrim ndëkombëtar.

Eshtë arrestuar personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasi  finlandez M. S., 34 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 - prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.  
 
Ja njoftimi i plotë i policisë:
 
Një tjetër i kërkuar bie në pranga falë bashkëpunimit të suksesshëm të Interpol Tirana me homologët.
 
Kapet dhe arrestohet personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasi  finlandez M. S., 34 vjeç.
 
Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga Drejtoria Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një bashkëpunimi të suksesshëm në shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mes ZQK Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL.  
 
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 - prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.  
 
Shtetasit finlandez M. S., kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët.
 
Kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. S., u bë  me qëllim ekstradimi drejt Finlandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco