Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Shpërthimi në Gjirokastër, ja biznesmeni të cilit ju vu tritoli

FOTO/ Shpërthimi në Gjirokastër, ja biznesmeni të cilit ju vu tritoli

23:14, 25/01/2019
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ndodhi sonte në një banesë në Gjirokastër. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një vile trekatëshe në pronësi të biznesmenit Ndërtim Muxhaj 34 vjeç, në lagjen ‘Granicë e Sipërme’, i njohur edhe me emrin Kleo Bello.

Lënda plasëse ka shpërthyer në pjesën e garazhit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima, por ka shkaktuar dëme të shumta materiale në godinë dhe pallatet përreth. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të bizneseve pranë vilës.

Pak ditë më parë ka pasur një konflikt në vendin e quajtur "Ura e Lumit", ku janë konfliktuar disa shoferë autobusësh me njëri-tjetrin. Pjesë e këtij konflikti ka qenë edhe 34 vjeçari, por nga të dhënat e deritanishme nuk dyshohet që tritoli të jetë vendosur për shkak të këtij sherri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco