Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Eksperti paralajmëron: Shqipëria ‘parajsë kibernetike’ të gjithë jemi të kërcënuar

Eksperti paralajmëron: Shqipëria ‘parajsë kibernetike’ të gjithë jemi të kërcënuar

19:55, 25/01/2019
A+ Aa A-

Krimi kibernetik është një nga fenomenet më shqetësuese anembanë botës, mes të cilëve edhe Shqipëria.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, eksperti i teknologjisë dhe krimit kibernetik, Besmir Semanaj theksoi se ky është një fenomen gjerësisht i përhapur edhe në vendin tonë.

Sipas Semanajt, Shqipëria është vulnerabël ndaj sulmeve të mundshme të kësaj natyre, që mund të shkojnë deri aty sa të cenojnë edhe sigurinë kombëtare. Dhe një ndër këto sulme, mund të vijë edhe nga akte terroriste, për të cilat eksperti e cilësoi vendin tonë si një “parajsë kibernetike”.

Ai tha se jo vetëm mungesa e pajisjeve teknologjike të institucioneve ligj-zbatuese, por edhe mosinformimi i shqiptarëve, bën që siguria e gjithsecilit prej nesh, të jetë lehtësisht e aksesueshme.

Më tej, Semanaj solli shembuj të sulmeve dhe hakerimeve në vendin tonë, ku tha se pasi janë marrë të dhënat personale të një individi, ka pasur pasoja mjaft të rënda, duke çuar në shantazhe, bullizëm, pedofili dhe madje edhe dëme të mëdha ekonomike të bizneseve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco