VIDEO/ Protestë në Peshkopi, kundër privatizmit të Llixhave, prishen 200 shtëpi....

VIDEO/ Protestë në Peshkopi, kundër privatizmit të Llixhave, prishen 200 shtëpi....

15:28, 25/01/2019
A+ Aa A-

Banorë në Peshkopi kanë dalë në Protestë kundër privatizimit të Llixhave. Kjo sipas banorvë te zonës do të sillte prishjen e  rreth 200 shtëpive dhe mbeten pa punë mbi 2 mijë punëtorë

Ndërkohë që banorët paralajmërojnë protestë masive dhe revoltë nëse nuk ndërpritet privatizimi.

Janë me Qindra banorë të Peshkopisë, të cilët prej 25 vitesh kanë ngritur hotele dhe shtëpi pritëse, në Llixhat e Peshkopisë, të cilët protestuan para Bashkisë, për shkak të një vendimi abuziv që është ndërmarrë për privatizimin e tyre.

Banorët shprehen se janë mbi 200 shtëpi si dhe mbi 2 mijë veta që e sigurojnë jetesën me këto llixha apo edhe me tregtinë mbështetëse që e shoqërojnë atë. Ata thonë se prej 25 vitesh kanë kryer investime dhe i kanë shërbyer industrisë së zonës, duke siguruar vende pune dhe duke mos shkuar në emigracion.

Me banorët ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi, i cili akuzoi institucionet vendore, Prefektin e Shkodrës si dhe Ministrinë e Mbrojtjes, se janë përzier në një mega-aferë, e cila do të sjellë një revoltë të madhe në Dibër.

“Jemi këtu para bashkisë së Dibrës, tha deputeti Gjunkshi. Jemi njohur para disa ditësh me një vendim të Prefektit të Shkodrës, i cili cënon interesat e drejtpërdrejta të banorëve të Peshkopisë. Kemi të bëjmë  me një aferë megakorruptive, ku janë të përfshira të gjitha institucionet, që nga bashkia e deri tek deputetët e mazhorancës, të cilët e kanë ndihmuar aferën dhe s’kanë bërë asgjë për ta bllokuar këtë proces. Të gjithë banorët të cilët preken drejtpërdrejtë janë sot këtu, tha deputeti Gjunkshi. Është vetëm fillimi. Protesta do të vazhdojë. PD do jetë krah tyre, prandaj i bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë, Ministres së Mbrojtjes, dhe të gjithë atyre që e kanë ndihmuar këtë megaaferë, ta stopojnë, pasi përndryshe do të ngremë edhe çadrën e rezistencës nëse është e nevojshme”, tha deputeti Gjunkshi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco