Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

Gjendja e akseve rrugore kombëtare sot, nën dëborë

Gjendja e akseve rrugore kombëtare sot, nën dëborë

09:49, 25/01/2019
A+ Aa A-

Në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës:  gjatë natës ka pasur reshje shiu. Nuk paraqiten probleme ne qarkullimin e mjeteve.

Në Qarkun Korçë:  gjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës,qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir në të gjitha akset. Qarkullohet me zinxhirë vetëm rruga K/Boboshticë-Dardhë, në pjesën fundore.

Në Rajonin Qendror Tiranë: 
Në rrugën Librazhd-Steblevë ka pasur reshje bore rreth 10 cm,???? të cilat janë pastruar nga kontraktori. Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.

Në Rajonin Verior Shkodër:  në lartësi ka pasur reshje bore, kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në:
Zalldardhë - Draj Reç
Domaj - Draj Reç
Ura e Cerenecit - Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Reç - Qafë Drajë

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco