Prangoset 33 vjeçari në Elbasan, kërkohej për vjedhje

Prangoset 33 vjeçari në Elbasan, kërkohej për vjedhje

09:17, 25/01/2019
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi K.K., banues në Elbasan.

“Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar, dhe konkretisht: K.K., 33vjeç, banues në lagjen ,”5 Maj”, Elbasan, thuhte në njoftimin e policisë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, më datë 15.11.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të vjedhjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco