Dyshohet se punonte si prostitutë, arrestohet

Dyshohet se punonte si prostitutë, arrestohet

09:13, 25/01/2019
A+ Aa A-

Pas hetimeve preliminare, mbledhjes së informatave dhe fakteve relevante, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Prizrenit, duke përdorur edhe masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, të lejuara për përdorim nga Gjykata Themelore në Prizren, për ta përmbyllur fazën e hetimit ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ për arrestimin e një të dyshuare, njofton Policia.

“Realizmin me sukses të planit e ka ndihmuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë e Prizrenit. Gjatë realizmit të planit nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, është arritur të arrestohet e dyshuara: Z. T. lindur me 1975,  femër/shtetase e Shqipërisë”, njofton PK.

Po ashtu është arritur të identifikohen edhe dy viktima të cilat në vazhdimësi janë detyruar në ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren e dyshuara është ndaluar në ndalim policor prej 48 orësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco