FOTO/ Arrestohet 28-vjeçari në Elbasan, tentoi të përdhunojë vajzën që kishte ftuar për kafe. Emri

FOTO/ Arrestohet 28-vjeçari në Elbasan, tentoi të përdhunojë vajzën që kishte ftuar për kafe. Emri

23:41, 24/01/2019
A+ Aa A-

Arrestohet një 28-vjeçari në Elbasan, pasi tentoi të përdhunojë vajzën që kishte dalë për kafe.

Burime nga Policia Vendore bënë të ditur se arrestimi i të riut erdhi pas kallëzimit të një vajze të moshës 26-vjeçare e cila ka thënë se kishte dalë me të për t'u njohur. Ndërsa në një moment kur ishin të dy vetëm në makinë, sipas saj, ai ka tentuar ta përdhunojë.

Mësohet se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin Artur Ferit Barsani, 28 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale më dhunë, me një shtetase.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 102 e 22 të Kodit Penal, bënë me dije këtë të enjte burime zyrtare nga Policia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco