Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Fillon rekrutimi i studentëve për Akademinë e Sigurisë, zbulohen kriteret e përzgjedhjes

Fillon rekrutimi i studentëve për Akademinë e Sigurisë, zbulohen kriteret e përzgjedhjes

23:02, 24/01/2019
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme bën të ditur se kanë nisur procedurat për rekrutimin e studentëve për Akademinë e Sigurisë. Sipas njoftimit të Ministrisë, mësohet se në datën 1 shkurt, Policia e Shtetit do të nisë procedurat për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin.

Ndër kriteret e përzgjedhjes dhe pranimit të kandidatëve janë:

– mesatarja e notave mbi 8;

– nivel i mirë i gjuhës angleze, që do të verifikohet me provim;

– kondicion trupor dhe fizik i përshtatshëm.

Pranimi do të bëhet nga degët jurisprudencë, ekonomi, financë, informatikë dhe elektronikë.

Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet në nivelin master.

Ministria paralajmëron se në njoftimet e ardhshme, do të detajohen procedurat e aplikimit dhe të konkursit, ndërsa fton të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco