Masat e sigurisë, ja çfarë vendosi Gjykata për prokurorin dhe sekserët e Gjirokastrës

Masat e sigurisë, ja çfarë vendosi Gjykata për prokurorin dhe sekserët e Gjirokastrës

21:58, 24/01/2019
A+ Aa A-

Prokuroria për Krime të Renda ka bërë të ditur se është duke kryer hetime në lidhje me procedimin penal nr 08/2019 për veprat penale të parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në datën 24. 01. 2019 Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin nr. 12 datë 24. 01. 2019 të Gjykatës së Shkalles së Parë për Krime të Rënda për caktimin e masave të sigurimit personal te karakterit shtrëngues  "arrest në burg" për shtetasit nën hetim Ervin Hysaj dhe Ernest Duro të dyshuar për veprën penale të "korrupsionit aktiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryer në bashkëpunim me njeri-tjetrin" dhe Ernest Duro dhe për veprën penale "Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësorë" parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.

Kurse për të hetuarin Spartak Çoçoli, i dyshuar për veprën penale të "Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë", parashikuar nga neni 319/ç i K. Penal është nxjerre masa e sigurimit personal e karakterit shtrëngues "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe masa e sigurimit personal e  karakterit ndalues "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" parashikuar nga nenet 234 dhe 242 te K. Pr. P.

Këto veprime dhe masa të organit të akuzës, erdhën pasi prokurori Sokol Çoçoli në Gjirokastër u akuzua nga prindërit e një 17-vjeçareje se kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e rrëmbimit të vajzës së tyre, por nuk ka bërë asgjë. Nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzon prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore

Vajza 17-vjeçare e komunitetit rom në Gjirokastër u denoncua nga prindërit si e rrëmbyer. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco