Lezha pa energji elektrike prej mëngjesit, OSHEE ‘qep gojën’

Lezha pa energji elektrike prej mëngjesit, OSHEE ‘qep gojën’

20:07, 24/01/2019
A+ Aa A-

Shumë fshatra të Lezhës janë në errësirë prej mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk ka një informacion mbi shkaqet e mundshme.

Në errësirë kanë mbetur shumë fshatra, si: Grykë Manati, Manati, Tresh, Spiten, Markatomaj, Zejmen, Gajush, Pllanr dhe Berzanë.

Sipas tij, nga OSHEE nuk ka asnjë lajm të dhënë mbi këtë rast, pasi OSHEE Lezhë është pa drejtor, pasi Luan Rosaj nuk e mban më këtë post.

Këto fshatra furnizohen nga fidri i Zejmenit, dhe në total janë rreth 12 fshatra që kanë probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco