Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Zbardhen shifrat, ja ku renditet Shqipëria për numrin e azilkërkuesve në Gjermani

Zbardhen shifrat, ja ku renditet Shqipëria për numrin e azilkërkuesve në Gjermani

19:54, 24/01/2019
A+ Aa A-

Në tre muajt e fundit të vitit 2018, kanë qenë 741 shqiptarë që kanë aplikuar për azil në Gjermani.

Zyra federale për Migracionin ka nxjerrë të dhënat, sipas të cilave nga Shqipëria në tetor kanë aplikuar 309 persona, në nëntor 249 dhe në dhjetor 183.

Referuar këtyre të dhënave, rënia vazhdon konstante në rastin e shtetasve shqiptarë. Ndërkohë në vitin 2016 nga Shqipëria kanë qenë mbi 17 mijë azilkërkues, në 2017 ishin 9 mijë dhe për vitin 2018 ishin vetëm 2900. Vihet re një rënie e theksuar me 60%.

Nga 2900 të vitit 2018 vetëm 1800 ishin aplikues për herë të parë, të tjerat kanë qenë riaplikime. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco