Shqiptari u gjet i murosur në Itali, çfarë thonë të afërmit dhe bashkëfshatarët e tij

Shqiptari u gjet i murosur në Itali, çfarë thonë të afërmit dhe bashkëfshatarët e tij

19:19, 24/01/2019
A+ Aa A-

Pas 5 viteve i zhdukur, Astrit Lamaj u gjet i murosur në një vilë në Senago në qytetin e Genoas, Itali.

Policia italiane doli në konkluzionin se shqiptari i humbur në janar të vitit 2014, fillimisht ishte vrarë dhe më pas trupi ishte betonizuar në muret e vilës.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga kjo ngjarje, eshtrat e Lamajt nuk janë sjellë ende në Shqipëri.

Familja e Lamaj jeton në fshatin Trevllazër të komunës Novoselë në Vlorë.

Të afërmit shprehen për ABC News se Astrit Lamaj iku në Itali për një jetë më të mirë, por një vit më pas humbi kontaktet me njerëzit e tij.

Nelo Meminaj, një nga të afërmit e tij, thotë se gjetja e eshtrave i ka tronditur familjarët.

“Për çështje ekonomie iku në Itali. Më ka marrë mua 250 mijë Lekë dhe tha se Shqipëria nuk bëhet dhe ka ik në emigrim”, thotë Meminaj.

Pas marrjes së lajmit, familja Lamaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa eshtrat e të afërmit të tyre po i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore në Itali.

Sipas mediave italiane identifikimi i tij është bërë nga veshjet në trup dhe se Astrit Lamaj ishte një person me precedentë penalë në Itali në shpërndarjen e lëndëve narkotike. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco