Bora pushton Dibrën, bllokohen 115 familje

Bora pushton Dibrën, bllokohen 115 familje

19:39, 23/01/2019
A+ Aa A-

Reshjet e borës vazhdojnë në disa njësi të Qarkut Dibrë, si në Lurë, Kala e Dodës, Sllovë dhe Selisht.

Si pasojë në fshatrat Tërnovën e Madhe dhe Tërnovën e Vogël janë bllokuar 115 familje.

Bora vazhdon të bjerë dhe deri tani sipas banorëve raportohet se në Lurë trashësia arrin në 20 cm.

Në disa njësi të Bulqizës si në Ostren dhe Trebisht lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco