FOTO/ Doli nga Shqipëria me 18 kg drogë, kapet serbi në Malin e Zi

FOTO/ Doli nga Shqipëria me 18 kg drogë, kapet serbi në Malin e Zi

18:17, 23/01/2019
A+ Aa A-

Një sasi prej 18 kilogram lëndë narkotike u sekuestrua nga policia e Malit të Zi. Sekuestrimi ndodhi në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan.

Gjatë kontrollit në mjetin tip “Peugeot 307", me targa të Republikës se Serbisë, të cilin e drejtonte M. Sh., 54 vjeç nga Paraqini, policia e Malit të Zi gjeti 22 pako.

Gjatë kontrollit të mjetit, droga u zbulua në pjesën e gomës rezervë.

Policia malazeze ka ndaluar shtetasin serb.

Lajmi konfirmohet nga mediat e Malit te Zi, ndërsa nuk ka një komunikatë nga policia shqiptare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco