FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptare e vjedhjeve

FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptare e vjedhjeve

15:56, 23/01/2019
A+ Aa A-

Tre shqiptarë dhe një rumun janë arrestuar nga policia e Trentos në kuadrin e operacionit me emrin e koduar ‘Black Point’.

Ndërkaq, 4 të huaj të tjerë janë në kërkim nga policia italiane. Arrestimet nisën që të enjten e kaluar me mbështetjen e forcave nga Milano dhe Bolzano.

Ato shënojnë rezultatet e para të operacionit të nisur që në tetor pas vjedhjeve të panumërta të realizuara në Trento e Bolzano, duke filluar që nga vera, midis korrikut e gushtit.

Pika kyç e operacionit ishte më 10 tetor, me arrestimin në flagrancë të njërit prej shqiptarëve që ishte anëtar i grupit kriminal.

Në atë rast u rikuperua një pjesë e madhe e objekteve të vjedhura disa muaj më parë në via della Cervara dhe që shqiptari i kishte ende në zotërim. Ai u kap teksa përpiqej t’i fuste sendet e vjedhura në Shqipëri me një makinë ku ishin dy bashkëpunëtorë shqiptarë, edhe ata të hetuar dhe të arrestuar pikërisht në mëngjesin e së enjtes së kaluar, më 17 janar.

Vjedhjet e kryera janë 30, prej tyre 26 në Trento dhe katër në Bolzano, të gjitha me të njëjtën mënyrë, duke hyrë nga ballkonet apo dritaret, me një aftësi të veçantë për të arritur katet e larta të banesave.

Baza e tyre oshte një apartament në dispozicion të një gruaje, ku bëheshin planet dhe mbanin objektet e vjedhura.

Agjentët kanë sekuestruar objekte të vjedhura me vlerë rreth 40 mijë euro. Hajdutët preferonin sende luksi, si stoli dhe çanta të shtrenjta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco