VIDEO/ Policia rrugore, ‘mal’ me gjoba makinave të transportit publik

VIDEO/ Policia rrugore, ‘mal’ me gjoba makinave të transportit publik

15:45, 23/01/2019
A+ Aa A-

Policia rrugore ka paralajmëruar shoferët e automjeteve të transportit publik lidhur me ndalimin “vend e pa vend” gjatë qarkullimit të tyre.

Në një njoftim të policisë, ku ekspozohen disa gjoba të vendosura ndaj tyre, thuhet se të ndalosh kudo dhe ku të mundesh, nuk është shërbim, por shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe burim për aksidente rrugore.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Tiranë

Transporti publik dhe mjetet e destinuara për këtë lloj transporti, janë për t’i shërbyer qytetarëve, sipas intenerarit të përcaktuar nga autoriteti përkatës.
Të ndalosh kudo dhe ku të mundesh, nuk është shërbim, por shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe burim për aksidente rrugore.
Të cenosh sigurinë e një rruge të tërë për të marrë një pasagjer më shumë, është shkelje e rëndë, si për drejtuesin e mjetit, ashtu dhe për pasagjerët që rrinë në anë të rrugës dhe jo në vendin e caktuar për këtë shërbim.

Siguria juaj, obligimi ynë, kontribuo edhe ti, respekto rregullat e qarkullimit rrugor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco