Ekzekutimi Devi Kasmit, të dyshuarit njohje mes tyre! Prokuroria çon dosjen në gjykatë

Ekzekutimi Devi Kasmit, të dyshuarit njohje mes tyre! Prokuroria çon dosjen në gjykatë

11:49, 23/01/2019
A+ Aa A-

Përfundojnë hetimet për vrasjen e shtetasit Devi Kasmi. Kasmi u vra një vit më parë më 29.01.2018 pasdite.

Rreth një vit nga vrasja e Devi Kasmit në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim autorët e vrasjes.

Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal shtetasit Aurel (Altin hoxhallari), Efthymiu Efthymiu, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari, Marjo Meshini. Hetimet për këtë dosje janë ndjekur nga prokurori Besnik Muçi.

Prokuroria:  Këta shtetas njihen me njëri tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin. Nga hetimet ka rezultuar se qëndronin në një banesë në kombinat dhe shtetasin grek në Shqipëri sipas akuzës e ka sjellë Aurel Hoxhallari. Gjykata e krimeve të Rënda pritet të caktojë trupin gjykues dhe datën e seancës se kur do të merret vendimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco