Grabiten 3 biznese në Korçë

Grabiten 3 biznese në Korçë

11:44, 23/01/2019
A+ Aa A-

Tre grabitje kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Sipas policisë ne fshatin Bulgarec dhe në dalje të Korçës, jane marrë paratë e bizneseve. 

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Më datë 23.01.2019, gjatë natës, në fshatin Bulgarec, Korçë, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco