Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Përplasi këmbësorin, prangoset kryetari i PS në Prrenjas

Përplasi këmbësorin, prangoset kryetari i PS në Prrenjas

11:31, 23/01/2019
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që aksidentoi ditën e djeshme këmbësorin në aksin Prrenjas-Librazh. 

Bëhet fjalë për Haxhi Çollakun, 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, kryetar i degës së PS në Prrenjas.

Automjeti tip "Mitsubishi" i drejtuar nga 43-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur 54-vjeçarin Andrea Vreto, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore te Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• H.Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas - Librazhd , ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale " Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco