Arrestohet shqiptari me të dashurën u kapën me 12 kg drogë në Itali. Emrat

Arrestohet shqiptari me të dashurën u kapën me 12 kg drogë në Itali. Emrat

16:57, 22/01/2019

Prangosen dy persona ndërsa konfiskohet sasi e madhe marihuane në Novara, Itali, gjatë një operacioni kundër lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Erion Likaj, 41 vjeç me origjinë shqiptare dhe banues në Trecate si dhe një shtetase italiane, bashkëjetuese e tij.

Policia konfiskoi 3 kg drogë në garazhin e Consuelo Ponticello, 37 vjeç, në Novara dhe 9 kg drogë në shtëpinë e Likajt.

Ata kanë dalë ditën e djeshme përpara gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Çifti nëpërmjet avokatëve mbrojtës ka mohuar të ketë dijeni për praninë e lëndës narkotike, deklaratë që nuk bindi gjykatësin për t'i liruar nga qelitë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco