Pushohet çështja, reagojnë familjarët e Enea Ftoit: Do bëjmë vetëgjyqësi, ja provat që djalin e rrahën për vdekje

Pushohet çështja, reagojnë familjarët e Enea Ftoit: Do bëjmë vetëgjyqësi, ja provat që djalin e rrahën për vdekje

16:43, 22/01/2019

Pas vendimit të Prokurorisë së Korçës për të mbyllur çështjen për 27-vjeçarin Enea Ftoi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve të cilët e kanë cilësuar këtë veprim si korruptiv.

Babai i të ndjerit, Guri Ftoi ka hedhur poshtë konkluzionet se policia nuk kishte e ushtruar dhunë, pasi sipas tij, djali kishte krahun e thyer.

“Vendimi i Prokurorisë i padrejtë. Nuk e pranojmë vendimin. Policia ka ushtruar dhunë ndaj Eneas. Ne trup kishte shenja dhune. Krahun e kishte të thyer, gjuhën te prerë. Vendimi i prokurorisë, korruptiv. Do bëj vetëgjyqësi. Duam të dalë e vërteta. Enea na tha kur ishte i shoqëruar, që po me torturojnë. Akuzoj policinë e Korçës për vdekjen e Enea dhe fshehjen e provave”, tha ai.

Gjithashtu babai i 27-vjeçarit  është shprehur se do të detyrohet të bëjë vetëgjyqësi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Drejtesi22/01/2019 20:07

Familja se bashku me juristet e opozites te kallezojne prokurorine dhe te gjithe pergjegjesit e ketij krimi ,qe neser mos te marrin ne qafe njerzit e tjere ky lloj shteti dhe ne kete rast PD duhet te tregoje se eshte ne krahe te popullit dhe ta beje per vete ate dhe populli ta shef se opoziten e ka ne krahe do te bindet me shume se opozita eshte alternativa e vetme per te ardhur ne pushtet dhe do ti bashkangjitet ne cdo proteste qe do te kete ,derisa opozita dhe Pd te vije ne pushtet dhe mos te ngelet vetem e lokalizuar tek unaza apo diku tjeter por ku ka padrejtesi te jete opozita dhe te veje ne dispozicion te gjithe juristat e vet ne te gjithe shqiperine dhe kjo do bente nje sherbim te madhe shqiptareve dhe demokracise nepermjet drejtesise duke mbrojtur te drejtat e njerzve dhe njekohesisht I jep goditje ne themel padrejtesise duke mos i lene kohe te ngrihet dhe keshtu e shkatron pushtetin e krimit.

t22/01/2019 17:45

Ta bësh qe ti lush fenë

Shto koment

Denonco