Grabiste me armë në Tepelenë, arrestohet 30-vjeçari  në Tiranë

Grabiste me armë në Tepelenë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

16:33, 22/01/2019

Një operacion i përbashkët është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim kapjen e një personi të dyshuar si bashkëpunëtor në një vjedhje me armë në vitin 2015 në Tepelenë.

Si rezultat i këtij operacioni, kapet në Yrshek Tiranë, 30-vjeçari  E. M., për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte urdhëruar ndalimin e tij pasi ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka marrë pjesë në vjedhjen me armë të banesës së shtetasit N. C. në qytetin e Tepelenës më datë 31. 03. 2015.

Ndalimi i tij u bë për veprat penale "Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim", "Plagosja e rëndë me dashje"  dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake dhe e municionit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco