Pushohet çështja për Enea Ftoin, Prokuroria: Vdiq vetë, nuk e rrahu Policia

Pushohet çështja për Enea Ftoin, Prokuroria: Vdiq vetë, nuk e rrahu Policia

16:27, 22/01/2019

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka pushuar çështjen ndaj Enea Ftoit, i cili humbi jetën muaj më parë në burg.

Prokuroja e çështjes ka dalë në konkluzionin se policia nuk ka ushtruar dhunë, por ai vuante nga një sëmundje në mushkëri.

Prokurorja Oli Visi, është shprehur mes tjerash se çështja do i dërgohet gjykatës së Korçës, pasi siç tha ajo 27-vjeçari vdiq nga ishemia akute e miokardit dhe rezultonte se kishte probleme të theksuara në mushkëri.

Mes tjerash prokurorja ka konstatuar se nuk ka vepër penale  pavarësisht pretendimeve të familjarëve, ndërsa pas hetimeve dhe analizave është konfirmuar se Ftoi ishte përdorues i lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco