18 kg kokainë e 520 kg hashash/ Shkatërrohet banda kriminale

18 kg kokainë e 520 kg hashash/ Shkatërrohet banda kriminale

14:59, 22/01/2019

Hetimet e Guardia di Finanza të Firences kanë çuar në arrestimin e 11 personave, italianë e shqiptarë, të akuzuar për trafik droge nga veriu i Evropës në Lombardi e Toscana.

Janë sekuestruar 520 kilograme marijuanë dhe 18 kilograme kokainë.

Trafiku ndërkombëtar i goditur nga Guardia dhe Prokuroria e Firences kryhej me anë të autobusëve të linjës që manaxhonte një shoqëri milaneze dhe që udhëtonte në itinerarin Holandë-Belgjikë-Milano.

Droga, sidomos kokaina, fshihej në një hapësirë poshtë shkallëve të brendshme të autobusit me dy kate dhe që ishte e aksesueshme vetëm përmes procedurave të ndërlikuara elektronike.

Droga transportohej bashkë me pasagjerët e rregullt të linjës. Hetimet, të koordinuara nga zëvendësprokurori i Firences, Giulio Monferini, kanë individualizuar si kapo të organizatës një shqiptar me banim në Prato, të cilit i referoheshin të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë të organizatës.

Është arrestuar edhe titullari i firmës së transportit dhe dy nga shoferët, të gjithë italianë.

Një nga subjektet e përfshirë ka rezultuar i lidhur edhe me ’ndranghetan dhe është arrestuar më 2013, duke u dënuar për transportimin e 17 kileve hashash, gjithmonë me autobus.

Në hetimin me emrin e koduar ‘Bus Lijnen’ (Linja autobusi, në gjuhën flamande) janë dokumentuar 17 raste transportimi të drogës (që vinte nga Amerika e Jugut) nga Holanda në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco