KLP, thirrje prokurorëve të aplikojnë për vendet vakante të SPAK

KLP, thirrje prokurorëve të aplikojnë për vendet vakante të SPAK

13:36, 22/01/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ftuar sërish prokurorët që të aplikojnë për 15 vendet vakante të SPAK.

Në funksion të këtij qëllimi, KLP njofton se ka thjeshtuar dhe procedurat.

Prokurorët që duan të aplikojnë nuk e kanë të nevojshme që të dorëzojnë pranë KPK një seri dokumentash.

Një e re tjetër është se Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ushtroj funksionin e tij pranë ambjenteve të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ja njoftimi i plotë i KLP-së:

Pas njoftimit se dates 07.01.2019, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë per shpalljen e fillimin e procedurave për plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju sqarojme se ; Prokuroret e interesuar per te kandiduar ne Prokurorine e posacme (SPAK), nuk eshte e nevojshme te dorëzojnë pranë KLP, dokumentacionin sipas pikave 2 deri ne 6 dhe konkretisht:

2.Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës së notave;

3. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në Shkollën e Magjistraturës dhe e listës së notave (nqs ka);

4. Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror;

5. Kopje e Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme;

6. Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive profesionale e morale si prokuror. Gjithashtu ju sqarojme se Keshilli i Larte i Prokurorise do te ushtroj funksionin prane ambjenteve te Prokurorise se Pergjithshme keshtu qe dhe dokumentacioni duhet te adresohet ne adresen: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga "Qemal Stafa" nR. 1, Tiranë.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco