Shkëndija elektrike i vë zjarrin një banese në Shkodër Foto Ilustruese

Shkëndija elektrike i vë zjarrin një banese në Shkodër

10:36, 22/01/2019

Një banesë në lagjen "Liria" në Shkodër është përshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit Alfred Gjoni.

 Dyshimet paraprake janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në shtëpitë ngjitur.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco