FOTO/ Aksidenti në Korçë, viktimat bëhen fajtorë, Apeli liron autorin. Emrat

FOTO/ Aksidenti në Korçë, viktimat bëhen fajtorë, Apeli liron autorin. Emrat

20:41, 21/01/2019

“Duam drejtësi!”.

Janë të afërmit e Saimir dhe Vjollca Shahollit, bashkëshortëve që humbën jetën mbrëmjen e 4 dhjetorit 2018, të aksidentuar nga një makinë në anë të rrugës nacionale Korçë – Pogradec, të cilët apelojnë.

Sotir Nikolla, drejtuesi i automjetit që u përplas me ata, pak metra para se të mbërrinin në Poçestë, tek e bija, pret gjykimin në gjendje të lirë pas aksidentit.

“Dëshmitarët thonë se ai ka qenë me shpejtësi mbi 150 km/h. Kur kam parë vëllanëatje, kur e nxora, ishte i shkatërruar. Unë jam besimtar, por po të jetë nevoja e zhvarrosim për ta parë sesi ishte bërë vëllai. Kocka më e madhe ishte 15 cm, të tjerat ishin thyer tërësisht. Ndërsa kunata ishte këputur në mes”, thotë Bashkim Shaholli, vëllai i viktimës.

Drejtuesit të mjetit iu ndryshua masa, nga “arrest” në “detyrim paraqitjeje”, pas ankesës në Gjykatën e Apelit të Korçës. E po ashtu si ai, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, në aktin e ekspertimit janë fajësuar edhe dy viktimat, teksa për ata thuhet se “kanë pasur ndikimin më të madh si shkaktarë të aksidentit”.

“Si thua, është normale? Si qenka normale që paskan marrë edhe fajin me vete? Shteti shqiptar le ta shpërblejë atë zotërinë, me që paska bërë heroizëm dhe i vrau këta. Ne kërkojmë të veprojë shteti sipas ligjit: të dënohet”, tha Bashkim Shaholli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI 22 janar 201922/01/2019 08:23

TURP per ate GJYKATES të koruptuar si mor palo gjykatës liron nga burgu nje shofer qe ka shkaktuar aksident me 2 viktima ?... Ti duhet ti nenshtrohesh VETINGUT i cili do te flake jashte si shume kolege te tjere si ty...

Analisti21/01/2019 21:56

Shikoni nese eshte shoqeria Atlanik ne te cilen eshte siguruar mjeti i Bashkim Shaholli.

Shto koment

Denonco