Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Spiuni’ merr në qafë babë e bir, kapen me armë në brez

‘Spiuni’ merr në qafë babë e bir, kapen me armë në brez

09:05, 21/01/2019
A+ Aa A-

Policia e Mirditës ka arrestuar dy persona, babë e bir pasi janë kapur me armë zjarri. Sipas informacioneve zyrtare, një qytetar denoncoi përmes një telefonate në mëngjes ne nunrta e policisë se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps.

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari, kapen në flagrancë shtetasit I.SH. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë.

Ata u arrestuan për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anonim21/01/2019 09:22

Edhe atehere kur njeriu I ndershem ben ate qe eshte me e mira per te gjithe quhet spin.

Shto koment

Denonco