Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Gati 500 gjoba në ditë për parkimet, policia kërcënim të fortë shoferëve

VIDEO/ Gati 500 gjoba në ditë për parkimet, policia kërcënim të fortë shoferëve

12:47, 20/01/2019
A+ Aa A-

Policia e Tiranës me anë të një videoje u ka bërë sërish thirrje shoferëve që të mos thyejnë rregullat e qarkullimit, pasi do të ndëshkohen.

Në videon e publikuar, policia shton se në një ditë janë gjobitur 478 mjete, të cilat ishin të parkuara në rreshtin e dytë.

Ja deklarimi i plotë i policisë

“Me hapësirat dhe numrin e mjeteve që qarkullojnë në kryeqytet, sigurisht që parkimi mbetet problem, por nuk ka absolutisht asnjë justifikim që për të konsumuar kafe, të parkosh ku të mundesh, në trotuar, në rresht të dytë, në vendkalim këmbësorësh, në korsitë e dedikuara apo në vendin e rezervuar për mjetet e shërbimit publik dhe nuk janë disa raste sporadike të tilla, por plot 478 mjete të konstatuara dhe [?] për këtë shkelje, në një ditë.

Kryeqyteti është i të gjithë qytetarëve, dhe nëse deshironi që të ngjajë si i tillë, duhet më shumë përgjegjshmëri, respekt ndaj tjetrit dhe sigurisht bindje ndaj rregullit.”, thuhet në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco