‘Jo njëherë, por dy herë’, shqiptarit i ngrihen të tjera akuza

‘Jo njëherë, por dy herë’, shqiptarit i ngrihen të tjera akuza

11:47, 20/01/2019
A+ Aa A-

Jo një herë, por dy herë është abuzuar me vajzën 19-vjeçare nga Aleksandër Luca dhe një 23-vjeçari rom.

Maria Krikopoulou, avokatja e vajzës, shpjegoi si ka ndodhur ngjarja.

‘Abuzimi është bërë në dy faza. Herën e parë, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij ndaluan sepse i ndërprenë. Më pas, e morën dhe e futën në makinë, e më pas shkuan në një vend të largët’, tha avokatja.

Ajo tregon se 19-vjeçarja i njihte dy autorët, por nuk kishte miqësi me ta për shkak se të rinjtë mblidheshin zakonisht nëpër sheshe ku dëgjonin muzikë. Kurse vëllai i 23-vjeçarit rom ishte në të njëjtën shkollë me vajzën e abuzuar.

Avokatja shprehet se 19-vjeçarja nuk mund të reagonte dhe nuk mund të bënte rezistencë pasi ndaj saj u ushtrua dhunë.

Vajza ka identifikuar 20-vjeçarin shqiptar Aleksandër Luca dhe një 23-vjeçar rom. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë, kurse shqiptari ndodhet tashmë në qeli për rastin e studentes Eleni Topaloudi. Kjo e fundit ishte dhunuar, abuzuar dhe vrarë nga Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras.

Të dy kanë pranuar përfshirjen në këtë ngjarje dhe ndodhen në qeli. Rasti i rëndë ka ndodhur më 28 Nëntor 2018 në ishullin Rodos të Greqisë. Vetëm 24 orë pas kësaj ngjarje, Aleksandër Luca kishte abuzuar me vajzën tjetër 19-vjeçare, që u zbulua gjatë kësaj jave. /tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Drejtesi20/01/2019 14:23

Shume emigranteve munde tu vihen akuza te paverteta dhe abuzohet me te drejtat e emigranteve shqiptare.A ka shtet qe I mbron keto emigrante te cilet shteti shqiptare e ka me kushtetuta dhe me ligj ti mbroje shqiptaret kudo ku jane.Pse nuk kerkon shteti shqiptare llogari shtetit greke per vrasjet dhe keqtrajtimet ndaj shqiptareve se kur behet fjale per minoritaret te nxjerrin dhembet greket.Po opozita dhe Lulzim BASHA per te cilin shqiptaret eshte shprese e vetme a do te reagoje kunder vrasjeve dhe keqtrajtimeve ndaj shqiptareve dhe te gjeje mekanizma ligjore dhe nepermjet eksperteve ligjore tu beje presion grekeve per keto raste, se e kane detyre ti mbrojne bashkeatdhetaret e vet kur nuk mban shteti pergjegjesi .Emigrantet mos te trajtohen si jetima dhe roli I Bashes te jete paresore ne kushtet qe nuk ka shtet dhe emigrantet do ta dine per nder dhe do ta kthejne ne mbeshtetje per ju i nderuari BASHA.Ka ardhur koha te ngrihet nje departamente apo nje grupe pune per te ndihmuar emigrantet shqiptare dhe te ndihet dora e opozites.

Shto koment

Denonco