Tre durrsakë në pranga/ Ja akuzat

Tre durrsakë në pranga/ Ja akuzat

11:23, 20/01/2019
A+ Aa A-

Arrestohen tre persona, autorë të dyshuar për vjedhjen e një automjeti dhe dy bizneseve.

Gjatë operacionit të koduar ‘Ndjekja’, janë vënë në pranga tre persona me inicialet J. P., E. P., dhe Q. R.

Dy të rinjtë me inicialet J. P., dhe E. P., dyshohen si autorë të vjedhjes me thyerje të dy bizneseve në Durrës.

Në bashkëpunim në datë 19 janar 2019, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një biznes (bulmetore) ku kanë marrë një sasi parash si edhe kanë tentuar të vjedhin një tjetër biznes tregtar (dyqan mishi).

Ndërsa personi i tretë me inicialet Q. R., dyshohet se ka vjedhur një mjet tip Benz ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, në momentin që shtetasi do ta shiste në një pikë varreza makinash.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco