'Maskat' grabisin me themel, argjendarinë në mes të qytetit të Lushnjës

'Maskat' grabisin me themel, argjendarinë në mes të qytetit të Lushnjës

09:16, 20/01/2019
A+ Aa A-

Pesë persona me maska kanë grabitur një argjendari në mes të qytetit të Lushnjës, përballë bashkisë. 100 milionë lekë të vjetra llogaritet dëmi shkaktuar biznesit. Pronari i biznesit ka llogaritur humbjet dhe ka bërë deklarimin në Polici.

Grabitja ka ndodhur në orën 4:45 të mëngjesit. Pronari banonte në katin e dytë të pallatit, mbi dyqanin e tij dhe sapo ka rënë alarmi, ka zbritur me shpejtësi. Ai ka arritur t'i shohë katër persona me maska dhe kostum sportiv që vrapuan drejt një makine, ku i priste një person i pestë.

Nga pamjet filmike t% argjendarisë, u pa se katër personat me maska kishin thyer dyqanin me levë dhe brenda 2 minutave, mblodhën floririn dhe u larguan me shpejtësi me makinë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh provat. 

Nuk është hera e parë që grabiten biznese të tilla në mes të qytetit. Edhe dy herë të tjera, në mes të qytetit, një person me maskë ka grabitur një dyqan tjetër floriri duke kërcënuar me pistoletë në kokë, pronaren. 

Një tjetër grabitës u kap muaj më vonë duke tentuar të hapte qepenat e dyqaneve me çelësa të kopjuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco