FOTO/ Arrestohet hajduti shqiptar, 'i apasionuar' pas çdo lloj biznesi

FOTO/ Arrestohet hajduti shqiptar, 'i apasionuar' pas çdo lloj biznesi

08:47, 20/01/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar në Raguza,  Arxhens Zykollarin, lindur në Shqipëri më 17 janar 1999, me akuzën e vjedhjes së rëndë të shtëpive dhe bizneseve të të gjitha llojeve. Arrestimi si për ironi ka ndodhur dy ditë pasi mbushi 20 vjeç.

Prej më shumë se një muaji, Policia italiane regjistroi një numër aktivitetesh të paligjshme të këtij personi, në palestra, restorante, dyqnae bujqësore, vendqëndrime biçikletash dhe dyqane duhani.

Hajduti ishte kudo i njejti; një i ri që qarkullonte me një skuter gjatë natës dhe që bënte xhiro patrullimi. Në momentin kur nuk kishte njeri, ai përdorte nëj levë dhe hynte e plaçkiste mallarat që mund t’i transportonte lehtësisht.

Kur objektet ishin më të mëdha sesa mund t’i mbante, i fshihte afër vendit të krimit dhe shkonte më vonë për t’i marrë.

Por në njërën prej vjedhjeje, ai kishte lënë gjurmë, që u kapën nga Policia Shkencore dhe që ia veshën të gjithë përgjegjësinë, të arrestuarit. /SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco