Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Të akuzuar për vrasje, një ekstradohet në Itali, tjetri vjen në Tiranë nga Franca

Të akuzuar për vrasje, një ekstradohet në Itali, tjetri vjen në Tiranë nga Franca

20:39, 19/01/2019
A+ Aa A-

Dy persona të akuzuar për krime kundër personit janë ekstraduar gjatë 24 orëvve të fundit nga Interpol Tirana.

Interpol Tirana ekstradoi drejt Italisë, shtetasin në kërkim ndërkombëtar A.Rr., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Cuneo, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit me burg për veprat penale “Vrasja dhe vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit".

Po kështu, Interpol Tirana ekstradoi nga Franca, shtetasin K.S., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale," Vrasje me dashje e mbetur në tentativë".

Interpol Tirana vijon punën në bashkëpunim të ngushtë me homologët për identifikimin dhe kapjen e personave të shallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco