Plagosja në Tiranë, 20 vjeçari qëllohet me plumb në këmbë. Emrat

Plagosja në Tiranë, 20 vjeçari qëllohet me plumb në këmbë. Emrat

18:17, 19/01/2019
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Yzberishtit. Sipas policisë dyshohet se pas një konlikti, ka mbetur i plagosur një ri rreth 20 vjeç.

Burime nga policia për Fax Neës bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur Klarenc Shehu, ndërkohë që policia ka identifikuar dhe autorin e ngjarjes shtetasin R.SH..

Bëhet e  ditur se personi është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ja informacion paraprak i policisë:

Sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë nje i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco