Tentohen të futen celularë në burgun e Lezhës, fshehur brenda një tenxhereje

Tentohen të futen celularë në burgun e Lezhës, fshehur brenda një tenxhereje

14:43, 19/01/2019
A+ Aa A-

Tre aparate celularë janë tentuar të futen në burgun e Lezhës. Celularët ishin fshehur brenda një tenxhereje bashkë me aksesorët përkatës. Tenxherja ishte e mbushur me gjellë dhe poshtë kishte një fund të dyfishtë.

Pas një kontrolli të imtësishëm të punonjësve të policisë së burgjeve është bërë e mundur edhe gjetja e celularëve. Materialet e çështjes i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për të vijuar hetimin e kësaj çështjeje dhe zbulimin e autorëve të saj.

Ky nuk është rasti i parë, kur sendet e ndaluara tentohen të futen në burgun e Lezhës. Pak muaj më parë, policia kapi një top futbolli të fryrë, që u hodh nga jashtë rrethimit të burgut dhe që në brendësi kishte 3 celularë.

Gjatë muajit janar 2019 policia e burgjeve ka mundur të kapë 15 celularë, që tentonin të futeshin apo ishin futur në burgje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco