Arrestohen dy tregtarë nga Tirana, u kapën në Lezhë me…

Arrestohen dy tregtarë nga Tirana, u kapën në Lezhë me…

10:05, 19/01/2019
A+ Aa A-

Dy tregtare nga Tirana jane arrestuar ne Lezhe. Policia ben me dije se arrestimi i tyre eshte bere ne kuader te operacionit “Fake grains”. 

Ata tregtonin në Lezhë artikuj industriale pa faturë e dokumente, me vula e stampa të falsifikuara.

“Nga hetimet disa javore të ndjekura nga Seksioni kundër krimit ekonomik dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë pas informacione të siguruara në rrugë policore, u bë realizimi i operacionit “Fake grains” me arrestimin e shtetasve A.N. vjeç 50 dhe E.B. vjeç 34, banues në Tiranë. Këta shtetas në Lezhë, u kapën me mjetin e tyre me nje sasi artikujsh për t’i tregëtuar në lokalet e qytetit të Lezhës”- njofton policia.

Sipas policise, malli i bllokuar dyshohet pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikuara, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtare e regjistruar.

Veprat penale që akuzohen janë: “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Manipulin i tregut” dhe “Falsifikim i vulave e stampave”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco