Zbardhen detajet, ja pse dy vëllezër masakruan 42-vjeçarin në Fier

Zbardhen detajet, ja pse dy vëllezër masakruan 42-vjeçarin në Fier

09:46, 19/01/2019
A+ Aa A-

Zbardhen detajet e para për shkakun e masakrimit të një 42-vjeçari në Fier, nga dy vëllezër.

Konflikti mes tyre ka ndodhur pasi një ditë më parë jashtë një lokali në fshatin Pojan të Fierit, i plagosuri ishte zënë me babanë e dy vëllezërve që ishte taksist.

Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij ka goditur me sende të forta një 42-vjeçar.

Daniel Gj., 21 vjeç, u arrestua në flagrancë, ndërsa vëllai i tij 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia. Të dy kanë goditur për motive të dobëta 42-vjeçarin, E. A., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj., 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. A., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco