Dy vëllezër bëjnë për në spital 42-vjeçarin, njëri arrestohet, tjetri në kërkim

Dy vëllezër bëjnë për në spital 42-vjeçarin, njëri arrestohet, tjetri në kërkim

09:09, 19/01/2019
A+ Aa A-

Dy vëllezër në Fier kanë dhunuar rëndë fizikisht me sende të forta një 42-vjeçar, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, por pa specifikuar konkretisht se për çfarë janë zënë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj., 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. A., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco