Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ç'është Green Card me kusht, a mund t’i shmangem intervistës? Sqaron avokati amerikan

Ç'është Green Card me kusht, a mund t’i shmangem intervistës? Sqaron avokati amerikan

08:16, 19/01/2019
A+ Aa A-

Avokati amerikan Kieran Both ka dhënë shpjegime rreth Green Card me kusht për shqiptarët e interesuar dhe pyetjeve rreth saj. 

Letër nga një lexuese e rubrikës sonë: Kam një kartë jeshile të kushtëzuar 2 vjeçare. A duhet  patjetër që bashkëshorti im dhe unë të shkojmë sëbashku në intervistën time për green card të përhershme? BD, Staten Island.

Përgjigje: Intervista mund të evitohet. Më 10 dhjetor 2018, Shërbimi i Emigracionit  dhe Shtetësisë  Amerikane(USCIS) hartuan një politikë të re lidhur  me intervistën në rastet e aplikimeve për heqjen kushtit të green cardës. Nëse kërkesa është e dokumentuar mirë intervista mund të mos jetë e nevojshme, dmth aprovimi  për heqjen e kushtit bëhet pa shkuar në intervistë.

ImageSi rregull, ju dhe bashkëshorti juaj amerikan duhet të aplikoni sëbashku për të hequr kushtin mbi statusin e rezidentit permanent, duke plotësuar formularin  I-751 (Petition to Remove Conditions on Residence) si provë për vazhdimin e martesës. Theksojmë që aplikimi duhet bërë brenda 90 ditëve para mbushjes së dy vjetorit të martesës.

Data e skadimit  të statusit me kusht  është gjithashtu data e përvjetorit të dytë të martesës me shtetasin amerikan. Nëse  nuk aplikoni në kohë, kjo mund të rezultojë në heqjen e  statusit tuaj dhe vënien në proces  deportimi nga Amerika. Ky  do të ishte një dënim i madh për  mosaplikim brenda afatit.

Rezidentes me kusht,  i bëhet i paligjshëm vazhdimi i qëndrimit në SHBA. Madje  ka rrezik që të përballohet më masën ndëshkimore për ndalim ri-hyrje në Amerikë nga 3 deri në 10 vjet pas deportimit.

Formalisht emigracioni jep mundësi për aplikim të vonuar, nëse çifti vërteton  që kishin  arsye  të rëndësishme për vonesën për  shkak të problemeve  në martesën e tyre. Nëse janë duke shkuar për konsultime, duhet të paraqesin evidenca për këtë. Edhe nëse nuk jetojnë  më së bashku duhet të deklarojnë që martesa u bë mbi bazën e dashurisë. Fëmija  është dëshmi e fortë për këtë.

Paraqitja e çiftit për intervistë i jep mundësi Emigracionit të verifikojë  informacionin e tyre në aplikimin e bërë si edhe mundësinë për të risfreskuar  atë me fakte te reja në se ka. Sidoqoftë, USCIS mund të vendosë që intervista nuk është e nevojshme në rastet kur:

Dokumentacioni që kanë është i plotë me evidenca që krijojnë bindjen se lidhja martesore e çiftit është reale e nuk është falco e bërë me qëllime mashtrimi.

Për rastet kur aplikimet janë marrë nga Emigracioni në ose pas 10 Dhjetori 2018, nuk janë vënë re dyshime për mashtrim  dhe nuk kanë lindur pyetje  që kërkojnë intervistë për  sqarime nga çifti ose aplikanti.

Çfarë ndodh kur rezidenti /rezidentja/ me kusht  nuk aplikon sëbashku me bashkëshortin amerikan për heqje kushti?

Nëse rezidentja me kusht nuk i mbush dot mendjen bashkëshortit të saj shtetas amerikan, të aplikojnë së bashku për heqjen e kushtit të green card-ës, ajo mund të aplikojë për “weaver” dmth që t’i njihet e drejta për të aplikuar më vete për heqjen e kushtit  të green card-ës .  Kjo duhet të bëhet para se t’i vijë urdhëri për deportim nga Amerika. Ajo duhet të krijojë bindje që largimi nga ShBA do të krijonte vështirësi ekstreme për të.

Nëse rezidenti/ja që ka green card “me kusht” nuk mbush formularin I-751  për heqjen e kushtit brenda 90 ditëve para dy vjetorit të martesës, asaj i hiqet statusi egzistues dhe vendoset në procedurë deportimi.

Procesi i deportimit fillon menjëherë pas refuzimit të aplikimit të saj për heqjen e kushtit. Fillimisht ajo do të marrë një njoftim( Notice to appear) për t’u paraqitur për seancë dëgjimi. Ajo gëzon të drejtën e gjykimit të refuzimit të aplikimit.

Departamenti i Sigurisë së Vendit duhet të provojë që faktet e paraqitura në aplikimin e saj  nuk janë të vërteta ndaj dhe është bërë refuzimi i aplikimittë saj. Nëse gjykatësi i Emigracionit vendos deportimit të saj, serish ajo mund të ankohet më lart. Kjo ankesë duhet bërë brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit, shkruan Gazeta Illyria.

Ka mjaft çështje të ndryshme lidhur me  rastet e martesave e green card-ës të cilave do t’u adresohemi në artikujt e ardhshëm të rubrikës sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco