Ndalohen motorët e borës gjatë fundjavës në Brezovicë, rrezikohen fëmijët

Ndalohen motorët e borës gjatë fundjavës në Brezovicë, rrezikohen fëmijët

07:06, 19/01/2019
A+ Aa A-

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka urdhëruar ndalimin e motorëve të borës në pistën e skijimit në Brezovicë

Pas kërkesave të shumta që kanë ardhur nga vizitorët që këto ditë dimri po kalojnë pushimet e tyre në Qendrën Turistike në Brezovicë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka kërkuar që gjatë fundjavës, prej orës 9:00 deri në orën 16:00, të ndalohet përdorimi i motorëve të borës në pistën e skijimit.

Kjo kërkesë që i është dërguar edhe Policisë së Kosovës, ka për qëllim parandalimin e rrezikun që vjen për vizitorët që gjatë fundjavës janë në numër të shtuar nga përdorimi i motorëve të borës në pistën e skijimit e posaçërisht për fëmijët dhe për të ruajtur shëndetin e tyre.

Stafi i AMMK, në Qendrën Turistikë në Brezovicë do t’u ofrojë informacione shtesë të gjithë vizitorëve për zonën e saktë të ndalimit të përdorimit të motorëve të borës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco