Dalin detajet, kush është ‘i forti’ i arrestuar në Shijak i lidhur me laboratorin e heroinës në Has

Dalin detajet, kush është ‘i forti’ i arrestuar në Shijak i lidhur me laboratorin e heroinës në Has

22:19, 18/01/2019
A+ Aa A-

Hekuran Hoxha, një nga porositësit e heroinës që prodhohej në laboratorin e Hasit, është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme.

Hekuran Hoxha, 48-vjeçari nga Xhafzotaj i Durrësit, dyshohet se ishte një ndër personat e lidhur me Admir Hoxhën personin që ideoi ngritjen e një laboratori të përpunimit të heroinës në Has. Heroina që do të prodhohej aty do të shpërndahej nga grupi i strukturuar kriminal i Avdulajve nga Shijaku. Saimir Gjipali dhe Hekuran Hoxha ishin edhe kontraktuesit me anëtarët e tjerë të grupit, si në Lezhë, Fier dhe Sarandë, por edhe jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu Hekuran Hoxha rezulton i arrestuar si pjesë e një grupi që trafikoi 30 kg heroinë nga Turqia drejt Europës. Ai dyshohet se është pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal në Durrës.

Ai rezulton se ka qenë një ndër trafikantët shqiptarë i cili gjatë viteve 2003 – 2004 ka arritur të kalojë nga Shqipëria drejt Italisë një sasi prej 488 kg heroinë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Vijon operacioni “Vol-Vo 4”

Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4” kapen dhe ndaluan një tjetër dyshuar.

 Në këtë kuadër, mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin H.H., 48 vjeç, nga Xhafzotaj, Shijak.

 Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco