Për 7 ditë vendoset fati i Klement Balilit

Për 7 ditë vendoset fati i Klement Balilit

19:59, 18/01/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë në 25 janar për fatin e dosjes “Balili”.

Pas verifikimit të masës së sigurisë ditën e djeshme, Kelmend Balili pritet të dalë sërish para Gjykatës së Krimeve të Rënda, nga e cila do të përcaktohet edhe fati i dosjes.

Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse çështja do të kalojë për t’u gjykuar në themel, apo do të kalojë për gjykim me aktet që janë në dosje.

Kodi i Ri i procedurës penale përcakton se përpara se çështja të gjykohet në themel, nga një trupë prej 5 gjyqtarësh, një gjyqtar i vetëm vendos për veprimet e prokurorisë, nëse janë bërë të gjitha dhe në mënyrë ligjore.

Gjyqtarja Miliana Muça, do të vendosë nëse dosja e Balilit do të kalojë për gjykim ose jo. Në këtë seancë do të verifikohet edhe statusi që do të mbajë i pandehuri në lidhje me katër akuza e ngritura ndaj tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco