Vajza abuzohej nga babai, rrëfimi tronditës i saj: Pres mishin tim...

Vajza abuzohej nga babai, rrëfimi tronditës i saj: Pres mishin tim...

16:59, 18/01/2019
A+ Aa A-

Traumat dhe shëndeti mendor kanë qenë temat e emisionit “Fol me psikologen”, programi online i “Gazeta shqiptare”. 

Pacientja e parë është Anna një studente e mjekësisë e cila vuan nga çrregullimi i personalitetit borderline.

Ja çfarë i thotë ajo trapistit...

 “Unë doktor marr briskun dhe pres pak mish, sa te dali pak gjak, sepse kur shikoj gjakun tim, gjithë dufi im, pra vuajtjet e mia dhe imazhet negative të së shkuarës kalojnë. Por të them të drejtën nuk jam e vetëdijshme në ato momente, më duket sikur jam në një film, unë Anna e sotme s’jam ajo Anna kur pret me brisk mishin e saj…”.

Anna vetëdëmtohet, kur është e zemëruar pret mishin e saj me bisturi derisa të dal gjak.  Ajo rrëfen gjatë terapisë se i vijnë në mendje kujtimet traumatike, abuzimi i babait, dhuna e tij, bullizmi në shkollë etj.

Rasti tjetër i trajtuar është Filipo, 24-vjeçari që studion për matematikë dhe vuan nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Ai ka dëshirë të hakmerret ndaj politikanëve dhe për të frenuar fantazitë kafshon dorën e tij duke i shkaktuar kështu vetes një infeksion dermatologjik.

Autorja e këtij programi, psikologia Ervisa Lula së bashku me psikologen klinike Lediona Braho janë ndalur tek dy rastet dhe kanë shpjeguar atë që ndodh në video mes terapistit dhe pacientëve.

Braho tregon se si trajtohen njerëzit që kanë probleme përmes terapisë Emdr. Pas analizës së rasteve psikologet theksojnë simptomat që na bëjnë të dallojmë se një person ka probleme të shëndetit mendor. Biseda është mbyllur me disa këshilla thelbësore se si mund të ruajmë mirëqenien psikologjike, aq shumë e rëndësishme për të gjithë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco