Vrau dhe hodhi studenten nga det, shqiptari abuzoi me vajzën me aftësi të kufizuara

Vrau dhe hodhi studenten nga det, shqiptari abuzoi me vajzën me aftësi të kufizuara

16:31, 18/01/2019
A+ Aa A-

Ngjarja që tronditi opinionin në Greqi, ku Aleksandër Luca së bashku me një grek vrau dhe hodhi në det studenten greke Eleni Topaloudi, ku thuhet se shkak u bë refuzimi nga ana e studentes së aktit seksual, mësohet se problemet me shqiptarin nuk duket se do të mbyllen këtu.

Tanimë shqiptari duhet të përballet me një tjetër akuzë.

Mediat greke shkruajnë se ai është përfshirë në abuzimin e një tjetër vajze, me aftësi të kufizuara.

Kjo ngjarje thuhet se ka ndodhur vetëm 24 orë pasi Luca dhe miku i tij grek vranë studenten Tupaloudi, me 28 nëntor.

Gjithçka është zbardhur pas dëshmisë së dhënë nga një rom, që ka qenë bashkë me shqiptarin teksa kanë abuzuar me vajzën.

Luca dhe miku I tij e grek e hodhën të gjallë studenten nga shkëmbinjtë, pasi kishin menduar se ajo kishte vdekur.

Manolis Koukuras, i arrestuar për këtë ngjarje ia ka hedhur fajin shqiptarin duke thënë se ishte ai që e goditi studenten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco