Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

2 ton cigare kontrabandë, arrestohet shqiptari

2 ton cigare kontrabandë, arrestohet shqiptari

14:14, 18/01/2019
A+ Aa A-

Policia financiare e provincës së Bergamos në komunën Trevigno ka arrestuar në flagrancë 2 persona, një shtetas italian nga Palermo e një emigrant shqiptar me akuzën e kontrabandës së cigareve. 

Operacioni u ekzekutua në një zonë industriale të komunës Stezzano ku një patrull e financës italiane ka identifikuar lëvizje të dyshimta të një automjeti tip Tir ndërsa ngarkohej me mallra nga dy persona. 

Gjatë kontrollit financierët italianë kanë sekuestruar rreth 16 800 steka cigaresh të markave Fast, Mark e Chesterfield të kofnmeksionuara në 336 kutia me kartone me peshë totale pre 2 tonë. 

Cigaret ishin të gjitha të tregutara kontrabandë e pa vulën e fiskale. 

Gjatë kontrollit një nga të arrestuarit u përpoq të arratisej por u bllokua nga forcat policore italiane.

Cigaret kontrabandë mund të sillnin një përfitim prej më shumë se 600 mijë euro. 

Autoritetet italiane nënvizojnë se cigaret kontrabandë përveç konkurencës së paligjshme në treg mund të jenë dhe të dëmshme për shëndetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco