Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Operacioni për evazionin fiskal,  12 të arrestuar, vetëm 3 në burg

Operacioni për evazionin fiskal, 12 të arrestuar, vetëm 3 në burg

13:49, 18/01/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për 13 personat e arrestuar, biznesmenë që akuzohen për evazion fiskal me TVSH-në.

Gjykata ka lënë në burg vetëm 3 nga 12 të arrestuarit.

Konkretisht për 3 të ndaluar, gjykata ka vendosur ‘arrest në burg’ me afat 30 ditor, ndërsa për 9 të ndaluar, gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje”. Nga evazioni fiskal i kryer nga këta persona i është shkaktuar shteti një dëm që llogaritet në rreth 18 milionë euro.

Burimet thonë se personat që janë liruar me masën detyrim paraqitje kanë bashkëpunuar me prokurorinë duke rrëfyer emrat e personave me të cilat organizuan skemën mashtrueses, që i kushtoi buxhetit të shtetit shumën prej 18 mln lekësh. Ndërsa për emrat e rrëfyer nga të penduarit janë nxjerrë urdhër ndalimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco