Vrasja në Korçë, zbardhen rrethanat, sherr banal për një makinë që bllokoi rrugën

Vrasja në Korçë, zbardhen rrethanat, sherr banal për një makinë që bllokoi rrugën

23:14, 17/01/2019
A+ Aa A-

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Korçës. Viktima mësohet se është një 30-vjeçar. Ai është vrarë me plumb në sy ndërkohë që trupi i tij është gjetur pranë makinës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 10 të qytetit, që njihet ndryshe si lagja e “francezëve”. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një sherri që ka ndodhur në një lokal mes viktimës dhe autorit të ngjarjes.

Autori i vrasjes, ka kaluar me makinë para lokalit ku ndodhej viktima bashkë me disa miq të tij duke pirë alkool. Autori ka gjetur rrugën e zënë nga një makinë. Në këtë moment, thonë burimet, autori ka dalë nga makina dhe  ka qëlluar me grushte dhe ka gërvishtur makinën që kishte zënë rrugën. Makina para lokalit ishte e njërit prej miqve të viktimës, që ndodhej brenda lokalit duke konsumuar alkool.

Dëshmitarët nga vendngjarja thonë se gjatë debatit janë dëgjuar thirrjet: “Kush je ti?!”. “Kush jam unë?!”. “Ta tregoj unë…?!”.

Menjëherë nga lokali ka dalë grupi i miqve bashkë me viktimën dhe janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me autorin, i cili ka hyrë në makinë dhe është larguar. Disa minuta më pas, autori është kthyer në vendngjarje dhe ka qëlluar në drejtim të tyre dhe plumbi në kokë ka kapur 30-vjeçarin. Menjëherë pasi ka qëlluar, autori është larguar nga vendi ku ka ndodhur krimi. Viktima ka marrë plumba në kokë dhe pjesën e fytyrës çka vështirëson edhe identifikimin e tij.

Informacion paraprak i Policisë

Pak minuta më parë, rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco